Finalja e parakohshme në Champions League

Futboll

Finalja e parakohshme në Champions League

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 11:04
Finalja e parakohshme në Champions League

Pas pesë muajsh, rikthehet Champions-i. Kompeticioni në fjalë rifillon nga një supersfidë midis dy skuadrave, që janë ndër më të favorizuarit për trofeun: Manchester City kundër Real Madridit. Në ndeshjen e parë, të luajtur në “Bernabéu”, anglezët kishin fituar 1-2. Situata tani është në rrezik të përmbyset. Real Madridi pandemisë së Covid-19 ishte një nga skuadrat më të mira në Europë, duke parakaluar Barcelonën dhe fituar La Liga-n. Të bardhët udhëhiqen nga Sergio Ramos dhe Karim Benzema.

Mbrojtësi dhe kapiteni do të jetë një nga mungesat e mëdha të ndeshjes, për shkak të skualifikimit, si rezultat i të verdhës në ndeshjen e parë. Një tjetër mungesë e madhe, për Manchester City, llogaritet Kun Aguero, akoma i dëmtuar. Mendy, gjithashtu, do ta humbasë sfidën për shkak të skualifikimit. Manchester City-Real Madrid do të startojë sonte, në orën 21:00 në “Etihad”. Ndeshja që do të luhet pas dyerve të mbyllura. Arbitri gjerman, Felix Brych, do të bëjë drejtësi.

Sa iu takon formacioneve, Guardiola duhet të bëjë ca “meremetime” mes mesfushës dhe sulmit. Aguero është në dyshim shumë të fortë. Gabriel Jesus mund të marrë vendin e tij, me Bernardo Silva dhe Sterling në korsitë anësore, ndërsa De Bruyne do të drejtojë mesfushën. David Silva është në balotazh me Gundogan, ndërsa Rodri kompleton repartin. Fernandinho kthehet në vijën e mbrojtjes me Laporte, Walker dhe Zinchenko, përpara portierit Ederson.

Real Madridi nuk mund të llogarisë Sergio Ramos në mbrojtje. Militao mund të bashkohej me Varane, përpara Courtois, me Carvajal dhe Ferland Mendy në krahë të prapavijës. Mesfusha e bardhë mbetet e paprekshme: Kroos, Casemiro, Valverde dhe Modric. Benzema, në majë të sulmit, do të mbështetet kryesisht nga Isco. Jashtë kanë mbetur Bale dhe James Rodriguez.

Formacionet e mundshme:
MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson; Walker, Fernandinho, Laporte, Zinchenko; David Silva, Rodri, De Bruyne; Bernardeo Silva, Gabriel Jesus, Sterling.
REAL MADRID (4-3-2-1): Courtois; Carvajal, Varane, Militao, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Modric, Isco; Benzema.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat