Juve në telashe

Futboll

Juve në telashe

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 12:38
Juve në telashe

Gjasat janë shumë të vogla që Paulo Dybala të startojë kundër Olympique Lyon.

Maurizio Sarri mund të futet në ndeshjen kundër Lyon pa shërbimet e Paulo Dybala, pasi ky i fundit po përballet me një lëndim.

Lojtari ka pësuar një dëmtim muskulor dhe akoma nuk ka dritën e gjelbër nga stafi mjekësor i Juventus.

Zëvendësues i Dybala mund të jetë Juan Cuadrado, por nëse ky i fundit vendoset në mbrojtje, atëherë Federico Bernardeschi mbetet si opsion.

Mbetet të shihet se si Maurizio Sarri do të vendos ta rreshtojë skuadrën për ndeshjen kundër Lyon.

Kujtojmë se Juventus është në disavantazh 1:0 nga ndeshja e parë e cila u luajt në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat