Ndeshja në Brazil anulohet 10 minuta pa filluar, shkak 10 lojtarë pozitivë me COVID-19

Futboll

Ndeshja në Brazil anulohet 10 minuta pa filluar, shkak 10 lojtarë pozitivë me COVID-19

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 08:12
Ndeshja në Brazil anulohet 10 minuta pa filluar, shkak 10 lojtarë pozitivë me COVID-19

Goias iu anulua ndeshja e parë në kampionatin brazilian për këtë sezon kundër Sao Paulo, pasi 10 nga lojtarët e klubit u testuan pozitivë për COVID-19.

Goias njoftoi se vetëm atë kohë ishin informuar se 10 nga 26 teste kishin rezultuar pozitiv dhe tetë prej tyre ishin vendosur të ishin në formacionin startues.

Testet e kryera të enjten u konsideruan të pavlefshme nga Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) për shkak të “paketimit jo të duhur”, tha klubi.

Pasi morri rezultatet nga një raund i ri i testimit i kryer të premten më pak se 24 orë para fillimit, Goias kërkoi që loja të pezullohej.

Lojtarët dolën në nxemje, dhe dhjetë minuta pa nisur takimi – zyrtarët vendosën që ta shtyejnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat