Martinez: Synimi është të konsolidohem në skuadër

Futboll

Martinez: Synimi është të konsolidohem në skuadër

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 12:19
Martinez: Synimi është të konsolidohem në skuadër

Emiliano Martinez  ka folur lidhur me të ardhmen e tij.

Portieri i Arsenal, Emiliano Martinez, ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij, duke paralajmëruar largimin e mundshëm.

Argjentinasi ka qenë spektakolar duke zëvendësuar të lënduarin Bernd Leno, duke ndihmuar Arsenalin të fitojë Kupën FA.

“Unë i kam treguar klubit se mund të luaj për ta dhe kur sezoni të rifillojë, unë kam nevojë për më shumë ndeshje”, ka thënë portieri Martinez.

“Kjo është mënyra e vetme që të qëndroj tek Arsenal. Synimi është të konsolidohem në skuadër dhe të jem numri 1 tek Argjentina”, ishin fjalët e portierit.

Martinez depërtonte në skuadrën e parë të Arsenal në vitin 2012, por më pas luante si i huazuar në skuadra të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat