Shkupi nuk ndalet me përforcime, synon edhe titullin - Bota Sot
Shkupi nuk ndalet me përforcime, synon edhe titullin

Futboll

Shkupi nuk ndalet me përforcime, synon edhe titullin

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 12:01
Shkupi nuk ndalet me përforcime, synon edhe titullin

Skuadra e Shkupit ka vazhduar edhe më tutje të sjellë përforcimet e premtuara për të formuar një grup edhe më të fortë, si për kampionatin vendor, gjithashtu edhe për paraqitjen e në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Evropës.

Pas serisë së përforcimeve të fundit, kryesia ka arritur të sigurojë shërbimet e Filip Gligorovit për një vit, futbollist ky i cili me skuadrën tonë kishte përvojë në sezonin 2016/17 dhe ky është një rikthim në ish-klubin e tij, duke u bërë përforcimi i tetë i afatit kalimtar të kësaj vere.

Mbrojtësi i djathtë Gligorov pasi kishte mbyllur me Shkupin në vitin 2016, ai më pas u transferua në kampionatet e Rumanisë, Bosnjës, ndërsa në ekipet vendore luajti edhe te Sileksi, ndërsa së fundmi ishte aktiv në Superligën e Shqipërisë, ku luajti me ekipin e Vllaznisë së Shkodrës, duke regjistrauar 24 paraqitje, të përcjellura me katër asiste, njofton FC Shkupi.

“Jam rikthyer tre Shkupi pas katër viteve, kam folur me kryesinë e klubit dhe më ka pëlqyer projekti që po e bëjnë, duke formuar një skuadër të mirë që do të luftojë për titull. Më tërhoqi gjithashtu edhe ajo se do të luajmë në Ligën e Evropës ndaj Neftchit dhe do të doja që ta kalojmë raundin e parë.

Do të jap maksimumin nga vetja që të zë vend në njëmbëdhjetëshin e parë, pasi shoh se ka një konkurrencë të madhe dhe sigurisht luftë për titull”, ka thënë Gligorov.

Shkupi e filloi kampionatin vendor, duke luajtur baraz 2: 2 në shtëpi kundër Shkëndijës, ndërsa në javën e dytë që zhvillohet këtë fundjavë, luajmë me Makedonija Gj.P.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat