Ditëlindje në sallën e operacionit - Bota Sot
Ditëlindje në sallën e operacionit

Futboll

Ditëlindje në sallën e operacionit

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:43
Ditëlindje në sallën e operacionit

Matthijs De Ligt mbushi sot 21 vjeç. Një ditëlindje që mbrojtësi holandez ie kaloi në sallën e operacionit. Ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në shpatull, ku kishte një problem që e shqetësoi për pjesën më të madhe të sezonit.

Mbrojtësi holandez mbërriti që mbrëmë në kryeqytetin italian, Romë, i shoqëruar nga e dashura e tij, Annekee Molenaar dhe mjeku Luca Stefanini. De Ligt do të duhet të ndjekë një protokoll rehabilitimi prej rreth tre muajsh. Kthimi i tij në fushë pritet të ndodhë në tetor në nëntor.

“Këtë mëngjes – thuhet në njoftimin për shtyp të klubit të Juventusi – Matthijs de Ligt iu nënshtrua operacionit për të stabilizuar shpatullën e tij të djathtë në klinikën UPMC Salvator Mundi në Romë.

Operacioni i kryer nga Dr Volker Mushal, i ndihmuar nga mjekët Bryson Lesniak dhe Fabrizio Margheritini, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventusit, Luca Stefanini, kaloi me sukses të plotë. Koha e rikuperimit do të jetë rreth 3 muaj”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat