Tollovi në Barcelonë, tifozët pushtojnë zyrat e klubit

Futboll

Tollovi në Barcelonë, tifozët pushtojnë zyrat e klubit

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 12:46
Tollovi në Barcelonë, tifozët pushtojnë zyrat e klubit

Në “Camp Nou” pati një demonstrim të ri kundër drejtuesve të klubit, pas publikimit të kërkesës së Leo Messit që të largohet nga Barcelona kësaj vere, në mënyrë të menjëhershme dhe falas.

Kjo “bombë” e vërtetë i ka shokuar tifozët katalanas, që kërkojnë kokën e presidentit Bartomeu dhe bordit të tij të drejtorëve.

Kësisoji, nga turma e madhe që po protestonte, një grup tifozësh ia dolën të hyjnë në stadium, teksa personeli i sigurimit nuk qe në gjendje t’i parandalonte.

U desh ndërhyrja e policisë që ta kthente situatën në normalitet. Momente shumë të tensionuara në Barcelonë, me temperaturat që sa vijnë dhe rriten prej raportit të thyer plotësisht mes klubit dhe kapitenit Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat