Tjetër mungesë te Kosova

Futboll

Tjetër mungesë te Kosova

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 10:57
Tjetër mungesë te Kosova

Idriz Voca nuk do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që zhvillohen këtë javë.

Kosova sonte luan me Moldavinë në Parma të Italisë, kurse të dielën me Greqinë në Prishtinë.

Olle mëson se mesfushori i Luzernit të Zvicrës, nuk ka udhëtuar fare drejt Italisë.

Shkak për këtë është bërë një bashkëlojtar i tij tek Luzerni, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat