Gjashtë rekorde për t’u bërë legjendë, Benzema ndez motorët

Futboll

Gjashtë rekorde për t’u bërë legjendë, Benzema ndez motorët

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 00:27
Benzema

Në moshën 32-vjeçare, Karim Benzema po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij. Kujdeset gjithmonë për të qenë në formë dhe ka ende disa objektiva të rëndësishëm që e motivojnë për të qenë 100% i përqendruar në aventurën me Realin e Madridit.

Diçka që e bën prej më shumë se 10 vitesh. Këta janë disa nga objektivat që ka për t’u shndërruar në një legjendë të Realit.

MË SHUMË NDESHJE- Marselo dukej si kandidati kryesor për të qenë lojtari i huaj me më shumë ndeshje te Reali i Madridit, por Benzema ia fitoi garën valë vazhdimësisë sepse braziliani u dëmtua. Për momentin, francezi ka 513 ndeshje me fanellën “Galaktike”, ndërsa Marselo 509. Nëse nuk ka surpriza ai do të parakalojë Roberto Carlosin që ka 527 ndeshje, ndërsa Michel është i pari me 559 sfida.

TENTON SANTILLANËN – Benzema është lojtari i pestë goleador i historisë së Realit të Madridit pasi ka kaluar Puskasin dhe më parë Hugo Sanches. Santillana është i radhës që kërkon të arrijë. Ai ka 290 gola, ndërsa Benzema 249. Nëse do ta mbyllë kontratën deri në vitin 2022, atëherë e ka kohën të mjaftueshme.

DUELI ME LEWËN- Sulmuesi i Bayern Munich e mbylli vitin në Ligën e Kampioneve me 15 gola dhe i është afruar Benzemasë në vendin e katërt. Polaku ka 58 gola, ndërsa francezi 65. Të dy janë në fundin e karrierës dhe ky rivalitet do të jetë i bukur për të parë se kush renditet pas Ronaldos dhe Messit, por edhe Raulit. Legjenda madrilene ka 71 gola dhe Benzema kërkon ta parakalojë.

5 CHAMPIONS- Ky është një objektiv që e ndan edhe me të tjerët si Marcelo, Modric, Kroos, Carvajal, Ramos, Isco, Bale, Casemiro dhe Nacho. Ai është francezi me më shumë trofe në kompeticionet europiane bashkë me Varanen dhe ka kaluar Henrynë.

Gento është lojtari me më shumë Kupa Europe 6, ndërsa të tjerët si Cristiano, Maldini dhe Kostakurta kanë 5. 700 NDESHJE- Mes Lyonit dhe Realit të Madridit, Karim Benzema ka 661 ndeshje të luajtura. Në La Liga është larg vetëm 5 asiste për të arritur 100 dhe 31 gola larg për të arritur 200 gola.

FRANCA- Benzema kurrë nuk e ka mohuar që një ditë do të donte të rikthehej te Franca. Rikthimi i Rabio (i cili është një nga dy të ndëshkuarit e Deshamp) i ka dhënë besim Karimit që mund të rikthehet edhe ai. Pretendon të qëndrojë në këtë nivel për të shpeshuar Botërorin e vitit 2022, por edhe Europianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat