Short i vështirë për skuadrat shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Short i vështirë për skuadrat shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Nga: K.Goca Më: 15 shtator 2020 Në ora: 13:58
Shorti i vështirë për skuadrat shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Sot është hedhur shorti në Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Skuadra me renome Vardari nga Shkupi do të luajë kundër shqiptarëve të Vardarit në Forino, në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë.

Nga çiftet e tjera, do të jenë interesante sfida mes Ohrit dhe skuadrës shqiptare Renovës nga Xhepçishti, ndërsa Rabotniçki do të jetë mysafir i shqiptarëve të Vëllazërimit në Kërçovë. Sileksi nga Kratova do të përballet me ekipin e Labunishta Teteks.

Për shkak se edicioni i vitit të kaluar i Kupës së Maqedonisë nuk mbaroi, ekipet që arritën në gjysmëfinale Shkëndija, Akademija Pandev, Bregallnica dhe Struga Trim Lum do të jenë të lira në 1/16 e finales, duke siguruar një vend të drejtpërdrejtë në të tetën e finales së garës më të madhe në Maqedoni .

Për shkak të pandemisë me Covid-19, formati do të ndryshohet dhe nga një ndeshje (me sistem eliminimi) do të luhet deri në finale, dhe në rast barazimi, penalltitë do të vendosin direkt fituesin.

Ndeshjet e raundit të parë do të luhen më 23 shtator në ora 15:30. Ndeshjet e të tetës së finales do të luhen më 21 tetor, dhe ndeshjet çerekfinale me 25 nëntor. Gjysmëfinalet do të luhen më 7 prill dhe ndeshja e finales me 19 maj.

Ndeshjet e 16-ës së finales 
Vëllazërimi - Rabotniçki
Slloga Vinica - Shkupi
Vardari Forino - Vardari (Sh)
Ohri - Renova
Labunishta Teteks - Sileksi
Kit Go - Skopje
Pobeda - Makedonia GP
Luboteni- Pelisteri
Kamenica Sasa - Boreci
Gostivari - Tikveshi
Veleshta - Kozhufi
Rosoman - Bellasica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat