Chelsea me mungesa të mëdha në ndeshjen ndaj Liverpoolit

Futboll

Chelsea me mungesa të mëdha në ndeshjen ndaj Liverpoolit

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:53
Foto Ilustrim

Chelsea do të ketë katër mungesa të mëdha për ndeshjen kundër Liverpool.

Këtë fundjavë në kuadër të Premierligës zhvillohet një derbi, ai ndërmjet Chelsea dhe Liverpool.

‘Blutë’ do të futen në këtë ndeshje pa pasur mundësi që të llogarisin në katër lojtarë kyç për skuadrën e tyre.

Thiago Silva, Ben Chilwell, Christian Pulisic dhe Hakim Ziyech janë katërshja që i mungon skuadrës së Frank Lampard, por në dispozicion do të jetë Timo Werner.

“Ben Chilwell nuk është i gatshëm për ndeshjen, Pulisic nuk është i gatshëm, ngjashëm si Ben. Hakim Ziyech gjithashtu nuk është gati”, tha Lampard.

“Timo Werner është gati”, shtoi anglezi.

“Thiago është stërvitur me ne në tri apo katër ditët e fundit. Po punojmë me gjendjen e tij fizike”, ka thënë mes tjerash trajneri i Chelsea.

Chelsea e nisi me fitore sezonin e ri në Premierligë, njësoj sikur Liverpool. Njëra skuadër, ose dyjat, do të prishin startin e mirë qysh në xhiron e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat