Reali gabon rëndë, zbulohet sa ka paguar Evertoni për James Rodriguez

Futboll

Reali gabon rëndë, zbulohet sa ka paguar Evertoni për James Rodriguez

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:44
James Rodriguez

James Rodriguez ka zhvilluar dy ndeshjet e para me Evertonin duke treguar vlerat e tij në fushën e lojës.

Ai ka heshtur menjëherë kritikët, pasi shënoi dhe golin e parë në fitoren ndaj WBA me rezultatin 5-2.

Kolumbiani bëri diferencën duke marrë përsipër shumë gjëra në fushën e lojës. Anglezët kanë bërë një goditje shumë të mirë me spanjollët, ndërsa klubi madrilen tregoi dobësi të mëdha në shitjen e lojtarit. Formula e pranuar nga kampionët e Spanjës është shumë e çuditshme.

Ata e larguan James Rodriguez me kosto zero.

Kolumbiani iku si lojtar i lirë nga madrilenët, por nëse shitet në të ardhmen, spanjollët do të marrin %. Çudi e madhe, pasi James është 29 vjeç dhe Evertoni kishte mundësi të paguante për të. Çudi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat