Festoi golin në mënyrë të çuditshme me Greqinë, Challandes ka vendosur për Berishën

Futboll

Festoi golin në mënyrë të çuditshme me Greqinë, Challandes ka vendosur për Berishën

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 23:10
Festoi golin në mënyrë të çuditshme me Greqinë, Challandes ka vendosur për Berishën

Paraqitja individuale ndaj Greqisë e ka bindur trajnerin e Kosovës Bernard Challandes t’i besojë sërish futbollistit të Akhmat Groznit Bernard Berisha.

Trajneri zviceran i “Dardanëve” do ta thërrasë Berishën për takimet  me Maqedoninë e Veriut, Slloveninë dhe Greqinë në Ligën e Kombeve, të cilat do të luhen në muajin tetor.

Berisha hapi debat pasi shënoi dhe festoi në mënyrë kontraverse për golin ndaj Greqisë në humbjen 1-2 në shtator duke lënë të kuptohet se festimi i tij i drejtohej trajnerit Shaland, i cili nuk e kishte thirrur te Kosova për dy vite.

Pas ndeshjes, Berisha mohoi që festimi i tij i drejtohej trajnerit Challandes, ndërsa ky i fundit theksoi se nuk do të toleronte sjellje të tilla. Tashmë duket se mes të dyve është arritur “paqja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat