​Vikendi vazhdon me gjiron e tretë në Premier League

Futboll

​Vikendi vazhdon me gjiron e tretë në Premier League

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Vikendi do vazhdojë me gjiron e tretë në Premier League, ku do luhen katër ndeshje interesante në orare të ndryshme. Me fillim nga ora 13:30, luhet ndeshja mes Brighton & Hove Albion dhe Manchester United, ku këta të fundit kërkojnë ta sigurojnë fitoren e parë këtë edicion.

Nga ora 16:00 zhvillohet ndeshja mes Crystal Palace dhe Everton, ku ekipi i strategut Carlo Ancelotti pritet të vazhdojë serinë e fitoreve, ku nëse arkëton pikët e plota do zhvendoset në pozitën e parë në tabelë.

Pas kësaj ndeshje, me fillim nga ora 18:30 ekipi i Chelseat udhëton drejt West Bromwich Albion, ku “Blutë e Londrës” kërkojnë ta sigurojnë fitoren e dytë këtë stinorë pas humbjes në gjiron e kaluar si vendas ndaj kampionit, Liverpool.

Dhe ndeshja e fundit për sot, do fillojë në orën 21:00, ku ekipi i Burnleyt pret në shtëpi Southamptonin, ku të dy këto ekipe kërkojnë të sigurojnë pikët e para këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat