Napoli refuzon ofertën e Romës

Futboll

Napoli refuzon ofertën e Romës

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 13:36
Napoli refuzon ofertën e Romës

Napoli ka refuzuar ofertën e Romës për portierin Alex Meret, pasi e cilëson 23-vjeçarin si investim të rëndësishëm si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen.

Gardiani ka humbur vendin e titullarit, pasi Gattuso i beson kolumbianit Ospina, megjithatë te Napoli nuk kanë dyshime te cilësitë e Meret.

Për më tepër, gardiani italian është vetëm 23-vjeçar dhe te Napoli duan të rritet me qetësi, për t’u shndërruar në një pikë të rëndësishme të skuadrës në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat