Sfida të nxehta në ‘Zahir Pajaziti’ dhe në ‘Riza Lushta’

Futboll

Sfida të nxehta në ‘Zahir Pajaziti’ dhe në ‘Riza Lushta’

Nga: K.Goca Më: 30 shtator 2020 Në ora: 12:04
Sfida të nxehta në ‘Zahir Pajaziti’ dhe në ‘Riza Lushta’

Ballkani nga Theranda kërkon pikë të plota në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, që të merr kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës. 

Llapi synon fitoren e parë në kampionat pas dy humbjeve rresht dhe të kthehet sado kudo në normalitet të rezultateve! 
Sfida mes Llapit dhe Ballkanit pritet të jetë më rivalitet të madh. 

Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 do të ketë sfidë të vështirë me Prishtinën. 
Mitrovicasit kërkojnë rezultat pozitiv, ndërsa Prishtina udhëton për pikë të plota. 

Drita nga Gjilani, sot do të zhvillojë takimin e parë kundër Besës nga Peja, pasi që të dy takimet e para i ka shtyrë për shkak të aktiviteteve në garat evropiane. 

Drita është favorite, ndërsa Besa do të orvatet të bëjë befasi.  
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15.00. Arbëria prinë me 8 pikë, pasojnë Ballkani 7, Feronikeli 5, Prishtina 4, Drenica 4, Gjilani 4, Trepça ’89 3. Drita (asnjë ndeshje nuk e ka luajtur) 0, Llapi 0, Besa 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat