Çudi se jo mahi, shkarkohet trajneri i rezultateve, sot do të zyrtarizohet një tjetër të Shkupi

Futboll

Çudi se jo mahi, shkarkohet trajneri i rezultateve, sot do të zyrtarizohet një tjetër të Shkupi

Nga: K.Goca Më: 30 shtator 2020 Në ora: 12:53
Karan

Umit Karan po kthehet në pankinën e ligës së parë në Çair përkatësisht te skuadra shqiptare e futbollit Shkupi. 

Karan pritet të promovohet zyrtarisht sot si trajneri i ri apo ai i vjetri i Çairit.

Turk u tërhoq nga pankina e Shkupit një vit më parë, dhe tani ai po kthehet në vendin e Muarem Bajramit i cili u pushua nga puna papritur pas disfatës nga Struga TL.

Tifozët dhe një pjesë e menaxhmentit të Shkupit janë të pakënaqur me shkarkimin e Bajramit i cili e la skuadrën në vendin e dytë në tabelë me ambicie serioze për titullin e kampionit.

"Çairi nuk është Stamboll" – kanë thënë tifozët më besnikë të Shkupit, të revoltuar nga shkarkimi i Bajramit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat