​Pesë ekipet e fuqishme që mund të përballen me Liverpoolin në Champions

Futboll

​Pesë ekipet e fuqishme që mund të përballen me Liverpoolin në Champions

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 13:35
Ilustrim

Shorti për fazën e grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve do mbahet nesër me fillim nga ora 17:00. Edicioni i kaluar i takoi bavarezëve nga Gjermania, Bayern Munich, ku në finale u përballën ndaj francezëve të Paris Saint-Germain dhe rezultati ishte 1:0 në të mirë të Bayernit, me golin e vetëm të Coman.

Këtë edicion, si duket emri më i përfolur do jetë kampioni anglez, Liverpooli ku bëhet e ditur se do ketë disa rival shumë të fortë. Ekipi i Liverpoolit janë në vazon e parë së bashku me Bayern Munich, Sevilla, Real Madrid, Juventus, Paris Saint-Germain, Zenit St. Petersburg dhe FC Porto.

Siç dihet vazo e parë përcjellët nga ajo e dyta ku në të bëhet e ditur disa nga rivalët që mund të jenë në grup me kampionin anglez. Disa nga ekipet janë: FC Barcelona, Atletico Madrid, Shakhtar Donetsk, Borussia Dortmund and Ajax.

Edicionin e kaluar Liverpooli nuk arriti të kaloi në gjysmëfinale, ku pësoi disfatë nga gjiganti madrilen Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat