Derbi “Madoninna” i takon Milanit

Futboll

Derbi “Madoninna” i takon Milanit

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 20:14
Foto Ilustrim

Ashtu siç edhe ishte pritur, Interi dhe Milani kanë zhvilluar një derbi spektakolar në “Giuseppe Meazza” të shtunën.

Në fund, tre pikët i takuan mysafirëve të cilët e filluan furishëm takimin duke realizuar dy gola brenda gjashtë minutave që në fillim të takimit përmes sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Golave të suedezit iu përgjigj Romelu Lukau i cili realizoi për 1-2 në minutën e 29’.

Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshja e hapur dhe me shumë raste shënimi, por që shifrat nuk ndryshuan.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e katërt të kampionatit italian, Serie-A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat