Duro flet pas ndeshjes me Trepçën '89

Futboll

Duro flet pas ndeshjes me Trepçën '89

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 16:29
Klodian Duro

Klodian Duro ka debutuar në Superligën e Kosovës si trajner në barazimin pa gola që Feronikeli e mori ndaj Trepçës ’89.

Strategu i skuadrës nga Drenasi është shprehur mjaftë i lumtur me atë çfarë ka gjetur në futbollin e Kosovës.

“Jam shumë i kënaqur me atë që kam gjetur në futbollin kosovar. Ne sot kërkonim vetëm fitore që të kthenim atmosferën pozitive dhe besimin në skuadër. Jam shumë i kënaqur me shpirtin luftarak që tregoi skuadra”, ka thënë Duro.

“Ne i patëm mundësitë tona për ta fituar ndeshjen dhe normalisht që krijuam edhe hapësira prapa, që kundërshtari i shfrytëzoi”.

“89-shi pati disa raste dhe meritojnë komplimente sepse për asnjë moment nuk u shpërbë dhe qëndroi shumë mirë taktikisht”.

“Unë e kam gjetur ekipin në gjendje shumë të mirë fizike. Sigurisht, do të punojmë që të përmirësohemi edhe më shumë”, përfundoi trajneri i Feronikelit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat