Ibrahimovic thumbon Lukakun: Milani nuk ka pasur kurrë një mbret, por ka një Zot

Futboll

Ibrahimovic thumbon Lukakun: Milani nuk ka pasur kurrë një mbret, por ka një Zot

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 08:25
Ibra

Zlatan Ibrahimovic zgjidhi dje derbin e Milanit me dy gola dhe i solli fitoren ekipit të tij.

Sot në rrjetet sociale Ibra postoi një foto dhe shkroi: “Milani nuk ka pasur kurrë një mbret, por ka një Zot” .

Me këtë, suedezi thumboi Lukakun, i cili sezonin e kaluar pas fitores 4:2 e deklaroi veten mbret të Milanit dhe shkruajti: “Ka një mbret të ri në qytet”.

Zlatan u hakmor në stilin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat