Cooper: Refuzova ftesën e Kombëtares së Italisë

Futboll

Cooper: Refuzova ftesën e Kombëtares së Italisë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 13:15
Cooper: Refuzova ftesën e Kombëtares së Italisë

Godberg Cooper është futbollisti i Kukësit që erdhi si afrim në muajin janar dhe shihet si një gjetje e verilindorëve në merkato. Një futbollist i cili shihet me prespektivë të lartë, ndërsa edhe objektivat e Cooper janë shumë të largëta.

Kohë më parë sulmuesi do të shprehte dëshirën për të qënë pjesë e Serisë A, ndërsa tashmë përcakton edhe objektivin e merkatos.

Në një prononcim të shkurtër për mediat ganeze, Cooper ka treguar se refuzoi edhe ftesën e Italisë U-18 për të përfaqësuar kombin e tij.

“Në lidhje me ekipin kombëtar më kanë ftuar te Italia U-18. E refuzova pasi që nga fëmijëria kam ëndërruar që të luajë për tokën mëmë. Lëkura dhe gjaku im i përket Ganës”, ka thënë Cooper.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat