Bergkamp synon Premier League-n

Futboll

Bergkamp synon Premier League-n

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 12:35
Bergkamp synon Premier League-n

Një tjetër Bergkamp mund të veshë fanellën e Arsenalit. Këtë herë bëhet fjalë për Mitchel Bergkamp, djalin e legjendës së “Topçinjve”, Dennis.

22-vjeçari aktualisht është pa skuadër pas përvojës me Almere City-n, që luan në kategorinë e dytë holandeze.

Mitchel Bergkamp është në provë te skuadra Under-23 e klubit anglez me të cilën po stërvitet.

I ati i tij, Dennis, është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë holandez të të gjitha kohërave, i cili me fanellën e Arsenalit u aktivizuar në 423 ndeshje, duke shënuar 120 gola dhe fituar tre kampionate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat