​Inter është duke monitoruar Allegrin

Futboll

​Inter është duke monitoruar Allegrin

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 22:04
Massimilano Allegri

Siç spekulohet, skuadra italiane Inter janë duke e monitoruar situatën e teknikut Massimilano Allegri i cili për momentin është i lirë pa klub.

Si duket e ardhmja e trajnerit momental, Antonio Conte tek Interi është në rrezik pas disa rezultateve jo të kënaqshme për krerët e klubit dhe thuhet se kanë filluar ta humbin besimin në të, kështu duke shikuar për opsione më të mira ku Allegri është në to.

Për Allegrin kanë shprehur interesim edhe klubet si Chelsea dhe Barcelona, ku skuadra nga Londra thuhet se është duke e humbur durimin tek tekniku Lampard pas disa paraqitjesh dhe rezultateve jo të mira.

Puna e fundit e Allegrit si trajner ishte drejtimi i skuadrës së Juventusit, ku edhe u shpall kampion i Seria A në edicionin 2018/19. Në përgjithësi, Allegri në karrierën e tij si trajner ka luajtur në 673 ndeshje ku 362 prej tyre i ka fitore, 156 tjera barazime dhe 155 humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat