​Bartomeu dhe i gjithë bordi i Barcelonës pritet të japin sot dorëheqje

Futboll

​Bartomeu dhe i gjithë bordi i Barcelonës pritet të japin sot dorëheqje

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 13:28
​Bartomeu, Messi

Presidenti i Barcelonës dhe i gjithë bordi drejtuesi i klubit katalanas pritet të japin sot dorëheqje, raporton e përditshmja katalanase “Sport”.

Siç dihet, ishte planifikuar tashme një mocion mosbesimi ndaj presidentit aktual i cili pritet të mbahet së shpejti, por Bartomeu kishe kërkuar shtyrjen e këtij mocioni duke u arsyetuar se kjo do ta rrezikonte shëndetin e pjesëmarrësve në votim nga virusi Covid-19.

Kërkesa e tij nuk është miratuar dhe ne shenjë revolte, Bartomeu raportohet se i ka kërkuar bordit dorëheqjen e menjëhershme.

Gjithnjë sipas “Marca”, sot pritet të mbahet një konferencë për media ku edhe pritet të njoftohet për dorëheqjen e Bartomeut dhe të gjithë bordit drejtues të Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat