Derbi në ‘Rexhep Rexhepi’, debutuesi kërcënon kampionin!

Futboll

Derbi në ‘Rexhep Rexhepi’, debutuesi kërcënon kampionin!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2020 Në ora: 11:43
Derbi në ‘Rexhep Rexhepi’, debutuesi kërcënon kampionin!

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e javës së nëntë të elitës së futbollit të Kosovës. Edhe pse janë në pjesën e poshtme të tabelës, padyshim se do të jetë derbi mes Llapit nga Podujeva dhe Feronikelit nga Drenasit, e cila luhet sot në orën 14.00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

“Qendërmbrojtësi i ardhur këtë edicion nga Laçi, Eglentin Gjoni është rikthyer nga lëndimi i pësuar në gjurin e këmbës së djathtë në fazën përgatitore. 

Pas rikuperimit nga lëndimi, Gjoni është i gatshëm t'i ndihmoj skuadrës që nga ndeshja e sotme ndaj Feronikelit. Ai është në mesin e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje”, njofton Llapi.

Kampioni në fuqi Drita nga Gjilani, ka punë të vështirë kundër debutuesit Arbëria nga Dobraja e Madhe, që luhet sot  në orën 14.00 në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot. Arbëria kërcënon kampionin se do të kthehet duarthatë, ndërsa Drita kërkon pikë të plota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat