Bayerni nuk njeh krizë

Futboll

Bayerni nuk njeh krizë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:20
Bayerni nuk njeh krizë

Në skuadrën e Bayernit janë duke u bërë këto ditë llogaritë e fundvitit. Për bavarezët sezoni 2019-2020 ishte nga më të mirët jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Të fitosh miliona euro në kohë pandemie nuk është e lehtë. Lajmi i keq është se fitimet në sezonin e ardhshëm as nuk do t’u afrohen atyre të këtij sezoni.

Drejtuesit më të lartë llogarisin një fitim prej 100 milionë eurosh. Në sezonin e kaluar vetëm muajt mars dhe qershor u prekën nga pandemia duke sjellë një rënie të lehtë, por me fitimin e kampionati, Kupës së Gjermanisë dhe Champions-it, gjithçka erdhi në ngritje për klubin më të titulluar gjerman. 135 milionë euro u dhanë vetëm nga UEFA për fitimin e titullit, pa llogaritur këtu bonuset nga sponsorët e shumtë që ka klubi.

Duke llogaritur edhe rrogat e lojtarëve në kohën kur futbolli ndaloi për shkak të Koronës dhe stadiumet bosh, bavarezët mund të jenë të kënaqur që në fund sezoni doli pozitiv për sa u përket financave. Ndërkohë që klubet e tjera në Europë janë duke menduar se si do të dalin nga kriza në këtë kohë pandemie, Bajerni është një hap para tyre.

Kjo u vu re edhe në merkaton e verës ku gjermanët nuk u kursyen duke blerë Leroi Sanenë nga Manchester City. Mbledhja e fundvitit që ishte planifikuar të mbahej në nëntor, është shtyrë për në 15 prill për shkak të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat