Në bisedime me klubin rus

Futboll

Në bisedime me klubin rus

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:09
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino do t’i bëjë në nëntor një vit nga largimi prej Tottenham Hotspur.

Trajneri argjentinas u largua nga skuadra angleze pas disa rezultateve të dobëta, por ai vazhdon të mbetet njëri nga më të kërkuarit në botë.

Emri i tij gjatë kësaj kohe është lidhur me shumë skuadra të mëdha, por deri më tani ende nuk ka pasur zyrtarizim.

Së fundmi ai ka befasuar të gjithë, pasi është futur në bisedime me gjigantin rus Zenit St Petersburg.

Mediet evropiane raportojnë se Pochetino është shumë afër ta marrë drejtimin e skuadrës ruse.

Manchester United, Roma e Real Madrid janë skuadrat që është përfolur Pochettino për ta marrë drejtimin e njërës nga to.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat