Hadërgjonaj vazhdon shkëlqimin te Kasimpasa, asistim në fitoren me rikthim ndaj Trabzonspor

Futboll

Hadërgjonaj vazhdon shkëlqimin te Kasimpasa, asistim në fitoren me rikthim ndaj Trabzonspor

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:20
Florent Hadergjonaj

Florent Hadergjonaj po vazhdon me paraqitje të mira te Kasimpasa, ku sot ishte ndër më të mirët në fitoren e skuadrës së tij si mysafir i Trabzonspor (4-3).

Reprezentuesi i Kosovës ka luajtur në pozitën e mbrojtësit të djathtë në këtë takim, ku ka asistuar një herë.

Më mirë thënë harkimi i tij në zonë, u prek nga një lojtar kundërshtarë për të shkuar topi në rrjetë për 3-3.

Në fund skuadra ku luan edhe Loret Sadiku shënoi edhe një herë për të fituar takimin me rezultat 4-3.

Hadërgjonaj dhe Sadiku luajtën nga 90 minuta në këtë ndeshje.

Kasimpasa pas shtatë javësh zë vendin e katërt në Superligën e Turqisë me 11 pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat