Tre lojtarët e Milanit rezultojnë negativë

Futboll

Tre lojtarët e Milanit rezultojnë negativë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 12:33
Tre lojtarët e Milanit rezultojnë negativë

Tre lojtarët e Milanit rezultojnë negativë në testin për koronavirus.

Ekipit i Milanit ka njoftuar se Gianluigi Donnarumma, Jens Hauge dhe Matteto Gabbia, kanë rezultuar negativë në testin për koronavirus.

Portieri Donnarumma dhe sulmuesi Hauge kishin rezultuar pozitivë gjatë së hënës, ndërsa Milan përmes komunikatës ka thënë se futbollistët do t’iu nënshtrohen testimeve mjekësore para se t’u kthehen aktiviteteve sportive.

“AC Milan njofton se Matteo Gabbia ka rezultuar negativ në testin për COVID-19 dhe do t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor”, ka thënë klubi.

“Autoritetet lokale shëndetësore janë në dijeni tashmë dhe të dy lojtarët janë autorizuar që të kthehen në trajnim”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Futbollistët thuhet se do të jenë të gatshëm të marrin pjesë në ndeshjen e kësaj jave në Seria A kundër Udineses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat