Behrami: Kam luajtur në Lazio-Roma, por derbi i vërtetë ka qenë…

Futboll

Behrami: Kam luajtur në Lazio-Roma, por derbi i vërtetë ka qenë…

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 13:57
Behrami: Kam luajtur në Lazio-Roma, por derbi i vërtetë ka qenë…

Valon Behrami ka kaluar “COVID-19” dhe është rikthyer të flasë për futbollin. Madje, për sfidat më të zjarrta, në prag të derbit xhenovez kundër Sampdorias.

“Ishte diçka e vështirë, e panjohur dhe nuk dija çfarë më priste. Kisha frikë edhe nëse mund të infektoja fëmijët, prindërit dhe gruan time”, tha Behrami në lidhje me Koronavirusin, të cilin për fat e ka kaluar.

“Derbit? Kam luajtur pak në Lazio-Roma dhe ndonjë në Angli, por për mua derbi i vërtetë ka qenë ai Zvicër-Shqipëri.

Edhe pse në këtë rast për arsye të tjera, jo për atë të një qyteti. Për fat të keq, në këtë periudhë në Genoa nuk është më në plan të parë derbi. Duhet ta fitojmë për tifozët tanë”, tha Behrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat