Penalltia që i’u mohua Interit

Futboll

Penalltia që i’u mohua Interit

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 14:58
Penalltia që i’u mohua Interit

Ishte rasti i cili u komentua shumë në fushë dhe jashtë saj, rasti ku Interit i’u mohua një penallti. Nuk munguan as polemikat në distancë të Administratorit të Deleguar të zikaltërve Bepe Marota ku u shfaq tepër i irrituar pas sfidës ndaj Parmës ku Interi i tij mundi t’a barazojë rezultatin në frymën e fundit. 

Ishte minuta e 66-të e sfidës, Hakimi kroson në zonë dhe Perisiç kërkon të pozicionohet për t’a goditur topin me kokë por në ato momente kroati i Interit e gjen veten të “përqafuar” nga mesfushori i Parmës Balog.

Kroati rrëzohet në tokë dhe proteston për arbitrin Piçinini nuk është faull, i cili ishte pozicionuar pas aksionit dhe pa asnjë lojtar që pengon pamjen. VAR-i “shpërblen” ndëshkueshmërinë e arbitrit dhe nuk sheh asnjë gabim serioz të vlerësimit.

Vendimi i Ekipit të Arbitrave në fakt ndjek indikacionet e “AIA”-s këtë vit për të shmangur përsëritjen e rekordit të penalltisë të vendosur sezonin e kaluar: VAR i cili mund të ndërhyjë vetëm në gabim të qartë dhe të dukshëm të gjyqtarit duhet të ketë ndikim minimal në ndeshje.

Thjesht shikoni rastet në ndeshjen Milan-Roma, edhe pse arbitrat Xhakomeli dhe Naska u dënuan më pas.

Një kuriozitet lidhur me Piçinini i cili u bë arbitër kryesor pas dëmtimit të gjyqtarit Paireto disa minuta para ndeshjes sepse ai duhej të bënte arbitrin e katërt.

Piçinini ishte gjithashtu arbitër kryesor i Benevento-Inter, edhe në atë rast kishte situata që lojtarët zikaltër kishin kritika, të tilla si një penallti e paakorduar për Sensin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat