Allegri në bisedime me skuadrën e njohur evropiane

Futboll

Allegri në bisedime me skuadrën e njohur evropiane

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 00:59
Massimiliano Allegri

Ish-trajneri i Milanit dhe Juvetusit, Massimiliano Allegri, është i gatshëm t’i rikthehet futbollit pas një viti pauzim.

Allegri ndërpreu kontratën me Juventusin verën e kaluar dhe refuzoi shumë skuadra sepse dëshironte të pushonte një vit, por tani është gati për rikthim.

Mediet italiane thonë se një ofertë ka mbërritur nga Paris Saint Germain.

Drejtori sportiv, Leonardo, dëshiron ta sjellë italian në Paris sepse ai nuk është i kënaqur me punën e Thomas Tuchel.

Pas humbjes nga Manchester United në Ligën e Kampionëve, ka pasur grindje mes Tuchel dhe Leonardos, kështu që Allegri shumë shpejtë mund të ulet në krye të skuadrës franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat