Tirana shkarkon trajnerin

Futboll

Tirana shkarkon trajnerin

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 19:28
Tirana shkarkon trajnerin

Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, klubi i Tiranës ka shkarkuar trajnerin, Emanuel Egbo.

Humbja ndaj Korabit 0-1 i kushtojë shtrenjtë teknikut nigerian, i cili nga dita e sotme nuk do të jetë më në krye të stolit të skuadrës kryeqytetase.

"Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo. Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.

Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi. Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njeriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!", thuhej në deklaratën e klubi të Tiranës.

Vendin e Egbosë te Tirana pritet ta marrë ish-kapiteni i bardhebluve Nevil Dede.

Te Tirana mendojnë t’i besojnë drejtimin e skuadrës një trajneri që e njeh ambientin bardheblu dhe për këtë arsye rriten kuotat që në stol të emërohet trajneri aktual i Kombëtares së 19-vjeçarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat