Pas 120 minutave lojë, Sllovakia kualifikohet në Kampionatin Evropian

Futboll

Pas 120 minutave lojë, Sllovakia kualifikohet në Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 23:15
Pas 120 minutave lojë, Sllovakia kualifikohet në Kampionatin Evropian

Irlanda Veriore luftoi deri në fund por nuk ia doli që të kualifikohet në Kampionatin Evropian në futboll. 

Sllovakia ka shënuar fitore me rezultat 2:1 pas 120 minutave kundër Irlandës Veriore, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Windsor Park” në Belfast. 

Finalja ka qenë interesante në kuadër të play-off-it të Ligës së Kombeve, por sllovakët u treguan më energjikë dhe u kualifikuan më tej.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundon baras (1:1), por pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta u përcaktua fituesi. 

Futbollistët Kucka (17') dhe Duris (110') shënuan për Sllovakinë dhe Skriniar (88'- autogol) për Irlandën Veriore. Sllovakia i bashkohet Maqedonisë Veriore, Skocisë dhe Hungarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat