Shqipëria fiton ndaj Kosovës në ‘Fadil Vokrri’

Futboll

Shqipëria fiton ndaj Kosovës në ‘Fadil Vokrri’

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 19:44
Shqipëria fiton ndaj Kosovës në ‘Fadil Vokrri’

Kombëtarja e Shqipërisë U-21 importon tre pikë të rëndësishme nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kuqezinjtë shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Kosovës U-21, në kuadër të xhiros së nëntë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21.

Në minutën e 35-të, Enis Coka, vulos fitoren e madhe të kuqezinjve. 

Shqipëria U-21 renditet në vend të tretë me 14 pikë në grupin 3, ka një me pak se Austria U-21 që është një pozitë më lart dhe pesë më  shumë se Kosova U-21, që renditet dy pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat