Futbollisti ankohet: E pashë avionin, por ne duhet të paguajmë për të

Futboll

Futbollisti ankohet: E pashë avionin, por ne duhet të paguajmë për të

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 22:05
Futbollisti ankohet: E pashë avionin, por ne duhet të paguajmë për të

Mesfushori i Lazio Luis Alberto ka komentuar blerjen e një avioni privatë nga Lazio. “Shumë mirë, ata shpenzojnë shumë para, por ata nuk na paguajnë neve”.

Gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio e ka kopjuar një story të tij në Instagram ku mesfushori spanjoll komenton për shpenzimet e padronit të klubit, Claudio Lotito.

Blerja e re e Lazios ka shkaktuar polemika në klub, pasi që të kaltërit investuan për blerjen e një avioni të ri.

“E pashë avionin, por ne duhet të paguajmë për të. Ata blejnë gjëra, por nuk na paguajnë ne”, ka nxjerr një citat të tij raporti në fjalë.

28 vjeçari kështu i referohet pagave që nuk u dhanë sezonin e kaluar, ku disa klube shkurtuan pagat gjatë vetizolimit në Itali.

“Duket bukur, por ne duhet të merremi me njerëzit që janë brenda? Paraqitja e tyre!”, ka shtuar ai në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat