​Sahiti para ndeshjes me Slloveninë: Kemi shumë mungesa, por do të japim maksimumin

Futboll

​Sahiti para ndeshjes me Slloveninë: Kemi shumë mungesa, por do të japim maksimumin

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 17:56
Muharrem Sahiti

Kosova nesër do të ballafaqohet me Slloveninë në kuadër të Ligës së Kombeve me fillim nga ora 20:45.

Në mungesë të trajnerit Beernard Challendes, i cili ka dalur pozitiv me Covid-19, para mediave ka folur zëvendësi i tij, Muharrem Sahiti, i cili theksoi se ka shumë mungesa në skuadër, por përkundër kësaj, ata do të japim maksimumin edhe për trajnerin Bernard Challendes.

“Nesër e kemi një ndeshje të rëndësishme ndaj një kundërshtari shumë të vështirë siç është Sllovenia. Kemi shumë mungesa dhe lojtarë të dënuar, por ne do të japim maksimumin për të marr një rezultat pozitiv. Natyrisht se mungesa e trajnerit Bernard Challendes ka pasur ndikim të madh, por ne do të japim edhe më shumë nga vetja edhe për kryetrajnerin tonë.”

“Sa i përket stilit të lojës, ne nuk do ta ndryshojmë atë, loja jonë bazohet në pasime të shkurtra dhe posedim të topit dhe përmes kësaj të arrijmë deri tek goli apo deri tek rrezikimi i kundërshtarit.”, deklaroi Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat