Rrezikohet ndeshja e Ligës së Kombeve, tre futbollistë dalin me koronavirus

Futboll

Rrezikohet ndeshja e Ligës së Kombeve, tre futbollistë dalin me koronavirus

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 16:34
Foto Ilustrim

Ndeshja e nesërme e Ligës së Kombeve Zvicër-Ukrainë mund të mos luhet pasi 3 lojtarë të kombëtares ukrainase kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Lajmi u dha nga Federata e Futbollit të Ukrainës, ku konfirmuan se lojtarët Eduard Sobol, Jevhen Makarenko dhe Dmitro Riznik kanë marrë përgjigje nga tamponët e fundit se kanë koronavirus.

Nga ana tjetër, lojtarët janë izoluar në dhomat e një hoteli në Bernë. Ndërkohë, Federata Ukrainase po pret vendimin e autoriteteve shtetërore të Zvicrës nëse takimi do të luhet apo jo.

Mund të pësëritet i njëjti precedent si me takimin Rumani-Norvegji, i cili u shty pasi dolën disa lojtarë me koronavirus te përfaqësuesja norvegjeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat