Jurgen Klopp afron 8 të rinj nga akademia në ekipin e parë

Futboll

Jurgen Klopp afron 8 të rinj nga akademia në ekipin e parë

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 23:52
Jurgen Klopp

Prej disa javësh, Jurgen Klopp po përballet me një situatë të rëndë dëmtimesh.

Sot, dhe gjatë takimeve të ardhshme të Liverpoolit, tekniku gjerman do t’i duhet të punojë pa të gjithë repartin e mbrojtjes, Alexander-Arnold, Van Dijk, Gomez dhe madje Robertson të gjithë jashtë fushave të lojës.

Për momentin, Klopp nuk është në gjendje të rekrutojë asnjë lojtarë, dhe për këtë arsye trajneri i “të kuqve” ka vendosur që të thërrasë tetë yje të akademisë së klubit si Jake Cain, Leighton Clarkson, Paul Glatzel, Neco Williams dhe Luis Longstaff, të cilët kanë një të ardhme të ndritur.

 Mbetet të shihet se kush do të jetë 11-shja që trajneri i ekipit kampion në fuqi do të hedhë në fushë, këtë të dielë kundër Leicester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat