Real Madridi bën ofertë zyrtare për Haaland, i ofron Dortmundit para plus një futbollist për norvegjezin

Futboll

Real Madridi bën ofertë zyrtare për Haaland, i ofron Dortmundit para plus një futbollist për norvegjezin

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:16
Erling Haaland

Erling Haaland është objektivi kryesor i Real Madridit për repartin ofensivë.

Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në dy vitet e fundit, fillimisht me RB Salzburg e tani edhe me Borussia Dortmundin.

20-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë fantastike, ku në 12 ndeshje zyrtare ka shënuar 15 gola e ka bërë tre asistime.

Real Madrid prej kohësh është duke e përcjellë lojtarin, ndërsa sipas mediave në Spanjë dhe Gjermani ata tanimë kanë bërë ofertë zyrtare për të.

Los Blancos kanë ofruar 70 milionë euro për norvegjezin, plus shërbimet e sulmuesit serb Luka Jovic.

Dortmund është duke menduar para se të rikthejë përgjigje në drejtim të klubit spanjoll.

Kujtojmë që klubi gjerman dhe ai spanjoll kanë raporte jashtëzakonisht të mira, ku ndër vite kanë bashkëpunuar në transferimin e futbollistëve.

Gjithsesi Reali nuk do ta ketë të lehtë transferimin e Haaland, pasi për të ka interesim edhe nga Bayern Munich, Paris Saint Germain, Manchester City e Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat