Formacionet e mundshme: Unitedi për pikë të plota ndaj Basaksehirit

Futboll

Formacionet e mundshme: Unitedi për pikë të plota ndaj Basaksehirit

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:43
Edinson Cavani

Manchester Unitedi është nikoqir i Istanbul Basaksehir në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq janë liderë në Grupin H me gjashtë pikë të arkëtuara nga dy fitore dhe një humbje.

Në anën tjetër, skuadra nga Stambolli ka regjistruar një fitore dhe dy humbje, ashtu që mban vendin e fundit në grup me tri pikë.

Formacionet e mundshme

Manchester United: Henderson; Wan-Bissaka, Maguire, Tuanzebe, Telles; McTominay, Van de Beek, Fernandes; Rashford, Greenëood, Cavani.

Istanbul Basaksehir: Gunok; Rafael, Skrtel, Epureanu, Bolingoli; Kahveci, Tekdemir, Topal; Turuc, Ba, Visca.

Paris Saint-Germaini dhe RB Leipzigu zhvillojnë sfidën tjetër në kuadër të këtij grupi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat