Sulmuesi i Villarrealit, drejt Premier Leagues

Futboll

Sulmuesi i Villarrealit, drejt Premier Leagues

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:47
Samuel Chukwueze

Sulmuesi i Villarrealit, Samuel Chukwueze ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Angli, ka raportuar “La Razon” të martën.

Bëhet e ditur se interesim për sulmuesin 21-vjeçar, kanë shprehur skuadrat si Liverpool e Everton.

Chukwueze ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 75 milionë eurosh në kontratën e tij me Villarrealin, që i skadon në verën e vitit 2023.

Si Liverpooli ashtu edhe Evertoni, po insistojnë në transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Reprezentuesi i Nigerisë, në vitin 2018 është promovuar në ekipin e parë të Villarrealit, ku ka treguar paraqitje të mira.

Ai këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë në 11 paraqitje në të gjitha ndeshjet me ekipin spanjoll. Chukwueze gjithashtu ka edhe dy gola në 14 ndeshje me fanellën e Nigerisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat