Napoli po mendon ta emërojë stadiumin me emrin e Maradonës

Futboll

Napoli po mendon ta emërojë stadiumin me emrin e Maradonës

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 22:15
Napoli po mendon ta emërojë stadiumin me emrin e Maradonës

Klubi i Napolit së bashku me kryetarin e Komunës së Napolit, Luigi De Magistris, janë duke i përgatitur dokumentet për ta emëruar stadiumin e qytetit me emrin e Maradonës.

Emri i stadiumit për momentin është “San Paulo” dhe emërtimi i ri do të jetë “San Paulo – Diego Armando Maradona”.

Maradona kishte kaluar momentet më të rëndësishme të karrierës së tij në klubin napolitan, aty ku luajti për shtatë vjet, duke fituar dy tituj të Serie A.

“Diego Maradona, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, e donte qytetin tonë dhe i dha shumë qytetit të Napolit. Emrin e stadiumit me emrin e tij është më e pakta që mund të bëjmë për të”, ka thënë njeriu i parë i qytetit të Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat