Munishi: Kemi nevojë të ushtrojmë fazën defenzive

Futboll

Munishi: Kemi nevojë të ushtrojmë fazën defenzive

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:04
Munishi: Kemi nevojë të ushtrojmë fazën defenzive

Ballkani arriti të rrëmbej edhe tre pikët e rradhës duke mposhtur Drenicën në Skenderaj.

Therandasit fituan 2:1 falë golave të Dakut dhe Krasniqit.

Pas ndeshjes për ArtSport u prononcua edhe trajneri fitues, Ismet Munishi.

“Po mirë, për ne objektivi ishte të marrim tre pikë”

“Kemi nevojë të ushtrojmë fazën defanzive, prandaj edhe u mbyllëm në pjesën e dytë”

“Nuk luajtëm në mbrojtje pasi që kemi shumë skuadra mbrapa dhe jemi në presion, por kemi pasur të bëjmë me një skuadër të mirë si Drenica, kemi përgatit skuadrën të jemi të ekuilibruar.

Ishim duke fituar 2-0 andaj deshëm dhe të ruajmë rezultatin në pjesën e dytë”- përfundoi Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat