Bilanc pozitiv edhe në kohë pandemie, Inter raporton rritje të tifozëve dhe vlerës së markës

Futboll

Bilanc pozitiv edhe në kohë pandemie, Inter raporton rritje të tifozëve dhe vlerës së markës

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 10:26
Inter

Është zhvilluar sot mbledhja e Këshillit të Aksionarëve te Interi, e cila për shkak të kushteve të pandemisë, u mbajt online, ndërsa drejtuesit raportuan arritjet dhe problematikat e hasura gjatë sezonit të fundit 2019-2020.

Kështu është raportuar një rritje e brandit Inter, që është renditur sërish mes 15 markave më me vlerë në botën e futbollit, konkretisht në vendin e 14 me 466 milionë euro vlerë. Kjo rritje është me 235% krahasuar me 2016-ën, kur zikaltrit ishin në vendin e 29.

Edhe puna mjaft e mirë e bërë nga Inter Media House ka sjellë rezultatet e saj, pasi ndjekësit në rrjetet e ndryshme sociale janë rritur me 72% krahasuar me një vit më parë, duke bërë zikaltrit klubin me rritjen më të madhe në përqindje gjatë sezonit të fundit.

Është shtuar ndjeshëm edhe numri i tifozëve në botë, që ka prekur shifrën 428 milionë dhe është rritur me 11% krahasuar me një vit më parë, të dhëna këto që renditin Interin të 9-in në botë.

Gjithashtu edhe bilanci financiar i sezonit të kaluar është mbyllur mjaft mirë dhe brenda të gjithë parashikimeve të drejtuesve, kjo veçanërisht falë një plusvalence të madhe të siguruar nga shitja e ish kapitenit Mauro Icardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat