Ballkani apo Drita? Ja kush do jetë kampione vjeshtore sipas Arsim Thaqit

Futboll

Ballkani apo Drita? Ja kush do jetë kampione vjeshtore sipas Arsim Thaqit

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:55
Arsim Thaqi

Elita e futbollit  sivjet si rrallë herë më parë është duke sjellë një garë tejet interesante dhe joshëse për t’u ndjekur.

Sido që të jetë deri në përfundim të stinorit vjeshtor kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar dhe gjërat deri atëherë mund të ndryshojnë, por jo edhe në kreun e tabelës, pasi Ballkani vështirë se do ta lëshojë këtë pozitë.

Kështu mendon edhe trajneri i njohur Arsim Thaqi i cili në një bisedë, Ballkanin e sheh si kampion vjeshtor.

“Personalisht mendoj se nuk do të ketë ndryshime sa i përket kësaj sezone vjeshtore. Ballkani është duke luajtur mjaft sigurt dhe duke fituar ndeshje pas ndeshje. Ka një grup mjaft cilësorë sa i përkete lojtarëve si dhe besoj një fond të mjaftueshëm që ta përfundoj këtë sezon pa ndonjë telashe”, ka thënë Thaqi i cili gjithsesi edhe Dritën e sheh si rivale të madhe.

“Drita ka gjithashtu një ndeshje më pak, por edhe në rast fitoreje prapë Ballkani është në pozitën e parë. Këto dy ekipe do të përballen ndërmjet veti edhe atë ndeshje besoj që do të vendoset se kush do të shpallet kampion i sezonës vjeshtore”, vlerësoi ish trajneri i Prishtinës, Trepçës ’89, Flamurtarit etj, Arsim Thaqi i cili analizoi edhe situatën e Llapit që është në një pozitë që askush nuk e ka pritur.

“Është interesant me pa ndeshjet e ardhshme Llapin që pas fitores kundër Drenicës si do të reagojë duke e ditur së ka lojtarë mjaft cilësorë brenda ekipit, por vet pozita në tabelë nuk po ju mundëson lojtarëve që të tregojnë cilësitë e tyre, pra janë duke luajtur me ngarkesën e pozitës së parafundit në tabelë”, ka përfunduar Thaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat