Pirlo: Nuk më bëjnë përshtypje kritikat

Futboll

Pirlo: Nuk më bëjnë përshtypje kritikat

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 19:17
Andrea Pirlo

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka thënë se është mësuar me kritika, ndërsa është ndalur të flas për ndeshjen me Dinamo Kievin.

Pirlo që erdhi si i papërvojën dhe u emërua si trajner i Juventusit në vend të Maurizio Sarri gjatë verës, ka marrë kritika pasi ekipi i tij nuk po bindë në Serie A.

“Më pëlqejnë kritikat, kjo thjesht do të thotë që unë bezdis dikë dhe jam mësuar me këtë për shumë vite”.

“Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për rritjen tonë. Duhet të luajmë një lojë të mirë dhe të përmirësohemi. Ne kemi nevojë për të marrë vazhdimësinë që na mungon”, ka thënë Pirlo për Sky Sport Italia.

Trajneri zbuloi se Giorgio Chiellini ka pësuar një dëmtim tjetër, ndërsa njoftoi se do të pushojnë nesër Juan Cuadrado dhe Danilo.

“Chiellini ka një problem në kofshën tjetër, ne do ta vlerësojmë atë nesër. Cuadrado dhe Danilo do të pushojnë”.

“[Paulo] Dybala do të fillojë në stol sepse [Alvaro] Morata do të pezullohet për Derby”.

Gjyqtarja Stephanie Frappart do të jetë zyrtarja e parë femër e ndeshjes në një ndeshje për meshkuj në Ligën e Kampionëve, kur Juventusi pret Dynamo Kievin, ndërsa Pirlo nuk e sheh si problem.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat