Kujtim Shala i pikëlluar: Lamtumirë bashkekojtari im! Ishe motivacion për mua

Futboll

Kujtim Shala i pikëlluar: Lamtumirë bashkekojtari im! Ishe motivacion për mua

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 16:49
Kujtim Shala i pikëlluar: Lamtumirë bashkekojtari im! Ishe motivacion për mua

Legjenda e futbollit Kujtim Shala, është shumë i mërzitur dhe nuk mund të besoj se bashkëlojtari i tij në vitet e 80-ta, Shefqet Sinani, sot nuk është në këtë botë.

Shalës, si sot i kujtohen ndeshjet me Shefqet Sinanin, kur në vitet e 80-ta, me skuadrën e Prishtinës bënë bujë me rezultate në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë. 

“Lamtumirë bashkekojtari im! I kaluan së bashku vitet më të arta në klubin e futbollit Prishtina, në fushën e gjelbër, në klubin tonë të zemrës.

Ishe motivacion për mua, me përkrahe shumë, sot mbetesh në kujtesën time, si një person shumë njerëzor.

Si futbollist, ishe një mbrojtës shumë luftarak, ishe specialist për detyra të veçanta. Pusho në paqe, Miku im”, thotë Kujtim Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat