Juve-Torino një derbi për t’u fituar, mungon Vojvoda

Futboll

Juve-Torino një derbi për t’u fituar, mungon Vojvoda

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 10:54
Juve-Torino

Java e 10-të e Serie A do të nisë me sfidën e orës 15:00 mes Spezias dhe Lazios, por vëmendja më e madhe në këtë të shtunë të futbollit italian do të jetë padyshim te derbi i Torinos një sfidë që duhet ndjekur me çdo kusht në ekranin e Supersport. Bardhezinjtë e Pirlos presin në Allianz Stadium, Torinon e Giampaolos në një ndeshje ku Juventusit nuk i bën punë asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Barazimi ndaj Beneventos ka lënë një shije të hidhur te Juventusi që është abonuar me shenjën X në këtë sezon, ndërkohë që Torino është në zonën e ftohtë me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje. Të dyja ekipet kanë nevojë për pikë më shumë se kurrë, Juve për të mos humbur më shumë terren me kreun dhe Torino për t’iu larguar fundit.

Mungesës së Chiellinit te bardhezinjtë i është shtuar edhe ajo sulmuesit spanjoll Morata i skualifikuar me dy ndeshje pas kartonit të kuq që mori përballë Beneventos, megjithatë Juventusi në këtë sfidë do të mbështetet te lideri i skuadrës Cristiano Ronaldo dhe me portugezin në fushë, piemontezët kanë një marsh më shumë.

Tek Torino pritet të mungojë Mërgim Vojvoda pas testimit pozitiv për koronavirus kohë më parë.

Në mbrëmje do të jetë radha e Interit që pret në San Siro një skuadër që i ka hapur shumë punë në këto vitet e fundit si Bologna. Skuadra e Mihajlovic ka fituar dy transfertat e fundit përballë zikaltërve në Milano dhe Bologna do të kërkojë të bëjë rezultat edhe sot, por përballë një Interi që ka rigjetur optimizmin dhe formën e mirë vështirësia do të jetë maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat